Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Uashingtoni dhe Seuli do të negociojnë me Phenianin pas testimeve raketore të armatës së Koresë së Veriut

Seul, 18 prill – I dërguari special i SHBA-së për Korenë e Veriut. Sung Kim sot deklaroi se Uashingtoni dhe Seuli janë dakorduar për nevojën për përgjigje të fuqishme ndaj testimeve të fundit të raketave të Koresë së Veriut, por në të njëjtën kohë mbeten të hapura për dialog me Phenianin.

“Ne ramë dakord për nevojën për një përgjigje të fuqishme ndaj sjelljes destabilizuese (të Koresë së Veriut) që kemi parë. Ramë dakord gjithashtu për nevojën për të ruajtur kapacitetin më të fortë të mundshëm të përbashkët për të penguar Gadishullin Korean,” deklaroi Kim gazetarëve pas takimit me zyrtarin koreano-jugor Noh Kju-Duk.

Kim mbërriti në Seul dy ditë pasi Koreja e Veriut testoi një lloj të ri rakete në testimin e saj të 13-të këtë vit. Ekspertët thonë se Koreja e Veriut dëshiron të përmirësojë arsenalin e saj ushtarak duke detyruar pjesërisht lëshime nga rivalët, si heqja e sanksioneve. Ndër armët e testuara janë raketat që mund të mbajnë armë bërthamore dhe të arrijnë në kontinentin e Shteteve të Bashkuara, si dhe në territoret e aleatëve të tyre si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ka shqetësime se Koreja e Veriut mund të kryejë së shpejti një provë bërthamore për të rritur presionin ndaj rivalëve politikë.

Kju Duk, përfaqësuesi i Koresë së Jugut për çështje bërthamore, tha se ai dhe Kim ndanë shqetësimet se Koreja e Veriut  me siguri do të ndjek lëvizje që do të rrisnin tensionet në rajon.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’i kthehet negociatave.

Disa ekspertë thonë se Koreja e Veriut dëshiron që SHBA të lehtësojë sanksionet ose të pezullojnë stërvitjet e rregullta ushtarake me Korenë e Jugut, aktivitete të cilën Pheniani i sheh si përgatitje për invazion. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.