Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Uji është i sigurtë për pije në fshatërat e Kumanovës

Kumanovë, 1 qershor – Uji nga ujësjellësit e fshatrave në rajonin e Kumanovës është i pijshëm, njoftuan sot kompetentët nga Qendra për shëndet publik në Kumanovë. Mostrat merren rregullisht dhe testohen në baza javore.

“Qendra e Shëndetit Publik punon sipas programit kombëtar për shëndetin publik në nivel shtetëror. Në vit sipas atij programi analizohen 770 ujëra. Në Kumanovë 500 ujëra, 250 të mbetur janë për Kriva Pallankën dhe Kratovën. Mund të them se plotëson cilësinë e ujit në ujësjellësat rurale, rrallë ka përjashtime. Herë pas here ka baktere, si esheria koli. Më shpesh kemi rritje të nitrateve, ujë me nitrate shfaqet rrallë”, deklaroi mjeku Bedri Veliu, specialist i higjienës në Qendrën për Shëndet Publik.

Qendra për Shëndet Publik e analizon rregullisht ujin në shkolla, klinika, konvikte në fshatra dhe amvisëri. Analizat bëhem në mikrobiologji dhe laborator në Qendrën për Shëndet Publik Kumanovë.

“Nëse ka rezultat me baktere apo nitrate, ai përcillet menjëherë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Zyrtarisht po themi se uji është me defekt dhe po merren masat përkatëse”, deklaroi Veliu.

Qytetarët që kanë puset e tyre sjellin ujin e tyre për analiza.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.