Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 25 korrik – Uji në Shkup është i sigurt për pirje, tregoi analiza laboratorike e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup e marrë sipas mostrave për periudhën nga 18 deri më 22 korrik.

“Sektori për kontroll sanitar nl periudhën nga 18.07.2022 deri më 22.07.2022 ka marrë 206 mostra për analiza fizike-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pirje nga 42 vende matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe ciësi të ujit për pirje (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, kumtojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit çdo javë publikon raport javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pirje, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, i cili është në të vërtetë laboratori i parë në shtet i cili e akrediton punën e vet sipas standardit ISO17025:2018.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.