Para pak çastesh, Ukraina ka publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve të Rusisë si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Kievi pretendon se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, 20.900 ushtarë rusë janë vrarë, derisa 2.087 mjete të blinduara janë shkatërruar.
Mbrëmjen e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ushtria ruse po hedh gjithçka – duke mos zgjedhur mjete që të vjen deri të pushtimi i qyteteve ukrainase.
“Ata po përdorin gjithkënd dhe gjithçka për të luftuar kundër Ukrainës”, shtoi Zelensky.