Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

UNICEF: Më shumë se 12 milionë fëmijë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare

Më shumë se 12,3 milionë fëmijë sirianë kanë nevojë për ndihmë humanitare, paralajmëruan  sot Kombet e Bashkuara (KB), duke thënë se ky është numri më i madh i fëmijëve në rrezik që nga fillimi i konfliktit në vend në vitin 2011, raporton Beta.

“Miliona fëmijë vazhdojnë të jetojnë në frikë dhe pasiguri në Siri dhe vendet fqinje dhe kanë nevojë për ndihmë” deklaroi  Adel Hoder, drejtoreshë rajonale e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Sipas shifrave të fundit nga agjencia e KB-së, “më shumë se 6,5 milionë fëmijë në Siri kanë nevojë për ndihmë dhe pothuajse 5,8 milionë fëmijë sirianë në vendet fqinje janë të varur nga kjo ndihmë”.

UNICEF  shprehu keqardhje  për rënien e financimit ndërkombëtar, duke pretenduar se kishte marrë “më pak se gjysmën e fondeve të nevojshme këtë vit”.

Drejtori rajonal i UNICEF-it shtoi se “çmimet për produktet bazë, duke përfshirë ushqimin, po rriten në qiell, pjesërisht për shkak të krizës në Ukrainë”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.