Një vajzë e mitur, 13 vjeçe nga Plemetini i Obiliqit është kthyer në shtëpi te familja e saj pas 6 muajve pasi kishte ikur. Gj.B, në muajin nëntor të vitit të kaluar ka shkuar në Mitrovicë, pa lejen e prindërve, të bashkëjetojë me të miturin, I.H, 16 vjeçar, me të cilin thotë se është martuar.
“ E kom dashtë, e kom lanë shkollën edhe kom ik” – deklaron ajo
Babai i saj, F.B. thotë se të hënën ishte tentimi i tretë për të sjellë vajzën në shtëpi. Dy herët e tjera e kishte sjellë, por e bija përsëri kishte ikur.
Të hënën para se ta sillte në shtëpi kishte kërkuar nga familja e 16 vjeçarit, 3000 euro. nëse duan ta mbajnë vajzën ndryshe thotë s’kishte si ta kthente Gj.B –në shtëpi.
“Arsyeja asht që e kom ditë që ata s’kanë pare me mi dhanë edhe ja kom lyp, se e kom ditë që kanë me ma kthy vajzën”- thotë F.B.