Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në publik

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka treguar botës vajzën e tij për herë të parë teksa ata inspektonin një raketë balistike ndërkontinentale përpara lëshimit të saj, sipas BBC.

Vajza e Kim u pa kapur për dore me babain e saj. Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve KCNA nuk e përmendi emrin e vajzës, ekspertët besojnë se ajo është Ju Ae, e cila vlerësohet të jetë midis 12 dhe 13 vjeç.

Dyshja u fotografuan përpara se raketa të lëshohej të premten dhe të ulej 200 km (124 milje) nga brigjet e Japonisë, sipas zyrtarëve koreano-jugor dhe japonezë.

Kim besohet se ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.