Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vang: Vizita e Pelosit në Tajvan është një veprim “i papërgjegjshëm dhe tejet irracional”

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Ji e ka cilësuar vizitën e kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, si një veprim të papërgjegjshëm dhe tejet irracional”, bëri të ditur televizioni shtetëror CiSiTiVi.

Vang në takimin e ministrave të jashtëm të ASEAN në Pnom Pen, Kamboxha tha se Kina ka bërë përpjekjet e saja maksimale diplomatike që të parandalojë krizën, por asnjëherë nuk do të lejojë të shkelen interesat e saja thelbësore.

“Masat momentale dhe të ardhshme të Kinës janë të domosdoshme dhe masa mbrojtëse në kohë, të shqyrtuara dhe vlerësuara me kujdes drejt ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, konform ligjit ndërkombëtar dhe të brendshëm”, tha Vang.

Anijet e marinës kineze dhe aeroplanë luftarakë për shkurt kohë gjatë mëngjesit e kaluan vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit, tha një burim tajvanez i njohur me çështjen.

“Rreth 10 anije të marinës kineze e kaluan vijën qendrore dhe mbetën në zonën nga e mërkura në mbrëmje deri të enjten, ndërsa më shumë aeroplanë luftarakë kinezë për shkurt kohë e kaluan vijën qendrore të enjten në mëngjes”, tha përfaqësuesi zyrtar.

“Tajvani ka vendosur sisteme raketore për të monitoruar aktivitetet e forcave ajrore kineze pranë vijës qendrore, ndërsa anijet e marinës tajvaneze mbetën afër vijës qendrore për ta monitoruar aktivitetin detar kinez”, tha zyrtari.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.