Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Varrezat muslimane në Orkoc të Likovës i jepen Kishës Ortodokse, reagon BFI

Shkup, 19 shtator – Në fshatin Orkoc të komunës së Likovës, varrezat muslimane, sipas vendimit për denacionalizim të vitit 2013, i janë dhënë dy parcelat ku bëjnë pjesë dhe varrezat, Kishës Ortodokse Maqedonase. Për këtë, nuk është njoftuar fare Muftinia dhe BFI-ja, informon Zhurnal.

Bashkësia Fetare Islame sot në koordinim me muftininë e Kumanovës, ka angazhuar sektorët e saj për të mësuar të vërtetën e këtij problemi.

Pasi është mësuar gjendja faktike, BFI njofton se do të kontaktojë me Kishën Ortodokse Maqedonase që këtë problem ta zgjidhin me marrëveshje ose në të kundërtën, siç njoftojnë, do të ndërmeren të gjitha procedurat ligjore dhe gjyqësore derisa të kthehet vakëfi.

“Bashkësia Fetare Islame në RMV, në koordinim me Myftininë e saj në Kumanovë, pasi u njoftua burimisht për problemin në lidhje me varrezat muslimane në fshatin Orkoc të Komunës së Likovës, menjëherë angazhoi sektorët e saj për të mësuar të vërtetën rreth këtij problemi.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një vendim për denacionalizim i vitit 2013, me të cilin vendim, Kishës Ortodokse Maqedonase i janë dorëzuar të dy parcelat pa e njoftuar Muftininë dhe BFI e RMV të cilat në teren paraqesin varreza muslimane.

Pas kompletimit të dokumentacionit përkatës, BFI-ja do të marrë iniciativë të kontaktoi me KOM- in që ta zgjidhë këtë problem me marrëveshtje, përndryshe do të ndërmerren të gjitha procedurat ligjore dhe gjyqësore deri në kthimin komplet të vakëfit tek pronarët e vërtet”, thonë nga Bashkësia Fetare Islame./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.