Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vazhdimi i negociatave me BE-në varet nga ndryshimi i Kushtetutës 

Shkup, 9 nëntor – E vetmja rrugë drejt BE-së është rruga e reformave. Kjo nënkupton reforma gjithëpërfshirëse siç është theksuar në raportin e KE-së dhe në raportin për procesin e skriningut. Sepse nëse doni t’i shijoni përfitimet e anëtarësimit në BE, duhet të jeni mjaft rezistent dhe të përgatitur, të siguroheni se mund t’i shijoni ato. Ndërsa ne si BE duhet të jemi të sigurt që ju vini si partner , i cili është i vendosur dhe rezistent. Kjo është arsyeja pse investojmë shumë në reforma dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Reformat janë absolutisht thelbësore.

Këtë e theksoi në pyetjen e gazetarëve shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, në seancën e sotme të përbashkët për shtyp në Qeveri me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropian, Bojan Mariçiq, me rastin e publikimit të Raportit të komisionit Evropian.

“Për sa i përket vetë procesit të anëtarësimit, në lidhje me ndryshimet kushtetuese, është e qartë, marrëveshja është që ne i kemi hapur tashmë negociatat e anëtarësimit, skriningu po shkon mirë, kërkesa për udhërrëfyes është paraqitur. Hapi tjetër është identifikimi dhe ecja drejt negociatave drejt klasterit të parë, ndërsa kjo varet nga ndryshimi i Kushtetutës. Këto janë dy elemente të rëndësishme në terma afatgjatë, ndërsa reformat janë natyrisht absolutisht vendimtare dhe në interes të qytetarëve”, tha Gir.

Për zëvendëskryeministrin Mariçiq, pyetja nëse do t’i fillojmë apo jo negociatat me BE-në është një dilemë e rreme, sepse vendi i ka nisur negociatat. Pyetja është, thotë ai, nëse do të vazhdojmë më tutje, ndërsa vazhdimi nuk është i lidhur me këtë raport, por me ndryshimet kushtetuese.

“Mangësitë e këtij raporti duhet t’i vendosim dhe i vendosim në tonat si listë të detyrave tona gjatë negociatave, dhe nëse do të shkojmë në fazën tjetër varet vetëm nëse do t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese, tha Mariçiq i pyetur nga një gazetar nëse pas vlerësimeve në raportin e KE, vendi do të vazhdojë negociatat me BE-në.

Pas hapjes së negociatave të vitit të kaluar më 19 korrik, nga presidenca çeke me organizimin e konferencës ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, negociatat kanë vazhduar për më shumë se një vit dhe tashmë më 7 dhjetor, shtoi ai, pritet të përfundojmë shkriningun si fazë e parë e negociatave. Në bazë të atij shqyrtimi, deri më tani kemi marrë një Raport për klasterin e parë, vlerat themelore, ndërs ai presim, theksoi, edhe raportet për të gjitha klasterat. Nëpërmjet atij procesi të skriningut, të gjitha këto dobësi që janë renditur në Raport tashmë janë diskutuar me KE-në, thotë Mariçiq, dhe ato tashmë janë vendosur në udhërrëfyesit në të cilat duhet të shmangim të gjitha dobësitë tona në periudhën e ardhshme të negociatave.

“Sot do të marrim letrën zyrtare që na fton të dorëzojmë udhërrëfyesit. Përndryshe, udhërrëfyesit janë kusht për hapjen e klastrit të parë. Ne do t’i dorëzojmë dhe do të shkojmë në fazën tjetër të hapjes së klasterit ose jo, varësisht nëse i kemi ndryshimet kushtetuese. Kështu që gjatë negociatave për të gjitha këto tema, ne asnjëherë nuk kemi ikur nga këto probleme. Përkundrazi, si para raportit, ashtu edhe tani dhe pas raportit, ne duhet të punojmë në këto tema. Prandaj i kemi bërë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe BE-së që të japin informacione. Prandaj edhe sot e kësaj dite po luftojmë për të lejuar që të ndërmerren hapa më të guximshëm në lidhje me gjyqësorin. Unë kam qenë shumë herë në Bruksel me kërkesën për krijimin e një mekanizmi për veting që e kemi propozuar në vitin 2017. Fatkeqësisht, ne nuk morëm mbështetje për këtë nga BE-ja. Por përgjegjësi edhe në luftën kundër korrupsionit, edhe në besueshmërinë dhe integritetin e gjyqësorit kanë në mënyrë të barabartë edhe ato ato institucione që përbëjnë autoritetin e tretë gjyqësor, si Këshilli Gjyqësor, Gjykata e Lartë, të gjitha gjykatat kompetente, Komisioni antikorrupsion, dhe tani do të kemi një proces të zgjedhjes së një komisioni të ri antikorrupsion, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm se si do të duket në pesë vitet e ardhshme, ai institucion dhe si do të funksionojë. Ne do të jemi të gatshëm ashtu siç kemi qenë deri më tani dhe aq më tepër sepse jemi të vetëdijshëm për problemet për t’i tejkaluar ato me veprim vendimtar dhe të përbashkët, veprim të përbashkët të të gjithë faktorëve politikë”, thotë Mariçiq.

I pyetur për vërejtjet për keqpërdorimin e flamurit evropian, zëvendëskryeministri për çështje evropian thotë se flamuri evropian përdoret gjithmonë me sugjerim të Qeverisë dhe kur për këtë ka kushte dhe bazë.  Njëkohësisht ai thekson se me miratimin e Rregullores së re të Kuvendit nuk do të ketë fare nevojë të përdoret flamuri europian.

“Përsa i përket Kodit Penal, atë që ju dërguam të fundit, keni disa direktiva që janë në zbatim. Ka edhe nene të atij ligji ku nuk zbatohen direktiva, por disa nene zbatojnë një direktivë. Pra, sa herë që ne e propozonim kishte një bazë për të. Por unë besoj se nëse do të miratohet rregullorja e re që është në proces të Kuvendit dhe për momentin, në mos gabohem, e Majta ka paraqitur mijëra amendamente. Nëse ajo rregullore miratohet, ne mund të mos përdorim fare flamurin evropian. Sepse ajo rregullore largon një instrument të rëndësishëm, i cili u përdor nga opozita për të vrarë thelbin e Kuvendit. Dhe kjo është se çdo deputet mund të bllokojë çdo ligj”, thotë zëvendëskryeministri Mariçiq.

Me largimin e kësaj mundësie dhe normalizimin e punës së Kuvendit, nuk do të ketë më nevojë de flamuri evropian do të mund të përdoret vetëm në situata të rralla të jashtzakonshme kur ka standarde evropiane që janë duke u zbatuar.

“Thelbi i çështjes me flamurin evropian është një çështje thelbësore për funksionalitetin e Kuvendit. Ne jemi të vetëdijshëm për problemet, nuk ikim prej tyre, por nuk mendoj se këto sfida të renditura në Raport. mund të jetë një justifikim për ne për të shmangur një detyrim, e ai është votimi i ndryshimeve kushtetuese. Sepse kujtojmë se në të kaluarën kishim raporte shumë më të këqija dhe më të mira se ky, edhe kur kishim raporte më të mira se ky, nuk mund të kalonim në fazën tjetër pa i zgjidhur çështjet kryesore. Ju siguroj dhe jam i sigurt se në këtë raport nuk është shënuar asnjë problem i vetëm që nuk mund ta zgjidhim gjatë negociatave me BE-në. Secili prej këtyre problemeve mund të gjejë vendin e tij në udhërrëfyesin dhe pjesët e tjera të negociatave për zgjidhjen e tij. Por, për të pasur mundësi për vazhdimin e negociatave, është e rëndësishme që të plotësohet obligimi me ndryshimet kushtetuese”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss