Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vazhdon debati i komisionit kuvendor për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues

Shkup, 9 qershor – Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot duhet ta vazhdojë debatin për vërtetimin e propozimit për zgjedhje të gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komisioni duhet të shprehet edhe për tetë propozim-gjykatës. Deri tani është pranuar vetëm propozimi për Fatmir Skenderin si gjykatës i ri kushtetues.

Anëtarët e Komisionit duhet t’i shqyrtojnë biografitë edhe të prokurorit publik republikan Lubomir Joveski, si dhe të Tanja Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, të propozuar, si dhe Skender, nga partitë qeveritare, por edhe të profesorëve universitar Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësi në pension Branko Sekulovski, prokurori Todor Vitlarov, gjykatësja nga Gjykata Administrative Vesna Jovanovska dhe prokurori publik Vojisllav Dimovski nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër, të propozuar nga VMRO-DPMNE.

Gjykata Kushtetuese për momentin nga nëntë gjykatësit e parashikuar, punon pa katër të cilëve u skadoi mandati. Në një përbërje jo të plotë është rreth një vit prejse kah fundi i majit të vitit të kaluar u skaduan mandatet tre gjykatësve – Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Kah mesi i janarit të këtij viti, sërish i përfundoi mandatit gjykatësit Jovan Josifovski.

Komisioni Kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, gati pas një viti pasi Gjykata Kushtetuese punon me një numër të reduktuar gjyqtarësh, më 13 maj filloi procedurën për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues. Janë propozuar nëntë kandidatë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.