Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vazhdon debati në komision për rolin e ASK dhe AZ në rastin Onishçenko

Shkup, 18 nëntor – Komisioni i Kuvendit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Zbulimit (AZ) do të mbajë vazhdimin e seancës për rolin e ASK-së dhe të AZ-së në kontrollin e personit Oleksandr Onishçenko gjatë dhënies së mendimit pozitiv për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë, ku pritet të marrë pjesë drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.

Të mërkurën mbledhja ishte ndërprerë, pasi kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së ASK dhe AZ, Lupço Prenxhov, informoi se ka marrë njoftim nga drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski se për shkak të detyrimeve të punës në Bruksel, nuk do të mund të marrë pjesë.

“Shkaku i kësaj mbledhje është se gjatë periudhës së kaluar përballemi me shqetësime në lidhje me punën tonë. Kuvendi përveç rolit legjislativ, ka edhe rolin mbikëqyrës. Kemi rast në të cilin njeriut i cili është në listën e zezë të SHBA-së, Republika e Maqedonisë i ka dhënë shtetësi” tha të mërkurën Prenxhov.

Ai paraprakisht paralajmëroi se drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski do të duhet të sqarojë se si nëpunës të Agjencisë e kanë lëshuar nëpër filtrin e sigurisë Onishçenkon, i cili akuzohet për korrupsion në Ukrainë dhe i vendosur në “listën e zezë” amerikane.

“Ai është më i thirrur të përgjigjet. Personalisht jam shumë i shqetësuar për dhënien e shtetësive maqedonase dhe pasaportave maqedonase dhe tashmë kam ndjesinë se çdo i dyti kriminel ka në xhep pasaportën maqedonase dhe për mendimin tim mendoj se kjo është një sfidë dhe anomali në sektorin e sigurisë në vend”, tha Prenxhov.

Shtetasi ukrainas Onishçenko u bë shtetas i Maqedonisë së Veriut si sportist pas propozimit të Federatës së sportit me kuaj. Vendimin për dhënien e shtetësisë për të e ka sjëllë Qeveria pas marrjes së mendimit pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi dje se ka kërkuar nga institucionet, të cilët kanë qenë të përfshira në dhënien e mendimeve pozitive për dhënien e shtetësisë për Onishçenkon, të paraqesin raport për atë se si është kryer procedura.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.