Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vdekja e ‘çuditshme’ e ish-gruas së Donald Trump dhe një profil i çekes me ‘4 burra’

Ivana Trump, ish-skiatorja që në vazhdim u bë sipërmarrëse dhe përfaqësonte gjysmën e një çifti të fuqishëm në vitet 1980, gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij më të rritur, ka vdekur në Nju Jork, njoftoi të enjten familja. Ajo ishte në moshën 73-vjeçare. Ish-presidenti Trump shkruajti në aplikacionin e medias sociale që ka themeluar se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Nju Jork.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe mahnitëse, që pati një jetë të shkëlqyer dhe frymëzuese”, shkruajti ai në rrjetin social Truth Social. Çifti pati tre fëmijë, Donald Jr, Ivank-an dhe Eric-un.

“Ishte shumë krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë ne krenarë për të”, shkruajti ai. “Pusho në paqe, Ivana!”.

Dy persona në dijeni të çështjes i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se policia po heton nëse Ivana Trump ka rënë nga shkallët dhe se mendon se vdekja e saj ishte aksidentale. Ajo u gjet pa ndjenja në shtëpi pranë shkallëve, thanë dy personat. Ata nuk munden të flasin publikisht për këtë çështje dhe folën me agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti. Zyra e mjekut ligjor do të përcaktojë shkakun zyrtar të vdekjes.

“Ka qenë një ditë shumë e trishtuar, një ditë shumë e trishtuar”, tha Eric Trump ndërsa po largohej nga shtëpia e nënës së tij në Manhattan.

Në një deklaratë, ai dhe fëmijët e tjerë e quajtën atë “një grua të pabesueshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe një nënë dhe mike e kujdesshme”, si dhe një e mbijetuar.

“Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend”, vazhdoi deklarata e tyre. “Ajo u mësoi fëmijëve të saj për kurajon dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”.

Ish-atlete e skive, me origjinë çeke, dhe ndonjëherë edhe modele, Ivana Trump u martua me presidentin e ardhshëm në vitin 1977.

Kush ishte Ivana Trump

Ivana Trump, e cila vdiq në moshën 73-vjeçare, ishte një skiatore, modele magjepsëse dhe biznesmene e fortë, e cila u bë një nga zonjat më të fuqishme të qytetit të Nju Jorkut në vitet 1980, përmes martesës së saj me Donald Trump. E martuar katër herë, një herë me presidentin e ardhshëm të SHBA nga viti 1977 deri në 1992, ajo ishte nëna e tre fëmijëve të tij të parë: Ivanka, Donald Jr dhe Eric Trump. E parë si e barabartë në ambicie me Donald Trump, ajo mbajti disa pozicione brenda Organizatës Trump të familjes dhe ndërtoi një markë mode pas divorcit të tyre.

Dhe ndonëse çifti është pajtuar në dekadat më vonë, zonja Trump u shfaq një personalitet të fortë. Ivana Marie Zelnickova u lind në vitin 1949 në Çekosllovakinë e atëhershme komuniste dhe u rrit në qytetin e vogël të Zlinit. Babai i saj ishte një inxhinier elektrik dhe nëna e saj operatore telefonike. Ajo filloi të bënte ski në moshën katër vjeçare dhe më vonë do t’i bashkohej ekipit kombëtar të skive për të rinj. Me mundësitë e shumta të udhëtimit, të qenit në ekip i dha Ivanës shijen të vërtetë të pasurisë kapitaliste përtej Zlinit.

Nëna e saj, Marie Zelnickova, më vonë do të kujtonte se vajza e saj nuk donte të qëndronte më atje. Pasi ndoqi kolegjin në Pragë, ajo u martua me instruktorin austriak të skive Alfred Winklmayr në atë që më vonë do ta cilësonte një “martesë e Luftës së Ftohtë”. Z. Winklmayr ishte një mik ndërsa marrëveshja me të i dha asaj një pasaportë austriake.

Duke u vendosur në Montreal, ajo punoi si instruktore skish, mori kurse angleze në Universitetin McGill gjatë natës dhe u bë një modele që promovonte Lojërat Olimpike Dimërore të 1976-ës. Ndërsa ishte në punë me modele të tjera në një pritje në New York City atë vit, ajo u takua me 29-vjeçarin Donald Trump, i cili ishte në fillimet e karrierës së tij në Manhattan. Ata u martuan vitin e ardhshëm. Donald dhe Ivana Trump u bënë shpejt një pjesë e skenës sociale të qytetit të Nju Jorkut. Trump kishte filluar të zhvendoste fokusin e perandorisë së pasurive të paluajtshme që trashëgoi nga babai i tij në projekte të profilit të lartë në Manhattan.

Dhe zonja Trump u përfshi ngushtë në shumë nga projektet e biznesit të burrit të saj, duke përfshirë Trump Tower dhe Grand Hyatt në New York City dhe kazino Trump Taj Mahal në Atlantic City. Një ish-ekzekutive e Organizatës Trump, Barbara Res, tha se zonja Trump kishte “një etikë të jashtëzakonshme pune”, por e bëri gjithçka “për t’i bërë përshtypje Donald Trump”.

Zonja Trump u vlerësua gjithashtu për krijimin e pseudonimit “The Donald”. Megjithatë, kur i erdhi fundi dekadës, edhe martesa e tyre mori fund. Historitë e tabloideve u kthyen nga tregimet e suksesit të tyre në akuzat për pabesinë e zotit Trump dhe raportet për debate të fuqishme mes çiftit. Gjatë procedurave të tyre të ashpra të divorcit të vitit 1990, zonja Trump akuzoi burrin e saj për përdhunim dhe abuzim fizik, edhe pse më vonë ajo do të tërhiqte këto pretendime. Ajo u divorcua nga zoti Trump dhe fitoi kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Ata finalizuan ndarjen e tyre në vitin 1992, me zonjushën Trump duke marrë 14 milionë dollarë, një pronë të madhe në Konektikat, një apartament në qytetin e Nju Jorkut dhe një muaj në vit në resortin Mar-a-Lago të familjes në Florida. Trump më pas do të martohej me Marla Maples, aktoren dhe modelen me të cilën kishte pasur lidhjen.

Ai ka thënë shpesh se martesa u prish për shkak të vështirësisë së punës me bashkëshortin. Pas divorcit të tyre, Ivana Trump vazhdoi të investonte në pasuri të paluajtshme, si në SHBA ashtu edhe në Evropë. Në një dalje në filmin hit të vitit 1996, Klubi i Grave të Parë, zonja Trump tha fjalinë tashmë të famshme: “Zonja, ju duhet të jeni të forta dhe të pavarura dhe kujtoni, mos u zemëroni por merrni gjithçka”. Marrë nga Tema

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.