Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, 52 vjeçari gjendet pa shenja jete

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar se sot në orët e para të pasdites është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të pendës në fshatin Livoq i Epërm.

Personi i vdekur është rreth 52 vjeç dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti do të hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Ju njoftojmë se rreth ores 13:31 të dtës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhënave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeç. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimt”, tha Hashani.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss