Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vdekshmëria e nënave dhe foshnjave në Kinë bie në nivelin më të ulët historik

Përqindja e vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët historik, bëri të ditur të hënën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Në vitin 2021, vdekshmëria amtare në Kinë ishte 16.1 për 100 mijë, tha Song Li, kreu i Departamentit të Shëndetit të Nënave dhe Fëmijëve pranë këtij Komisioni. Në të njëjtën kohë, shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe e fëmijëve nën pesë vjeç është ulur përkatësisht në 5 për mijë dhe 7.1 për mijë, duke rënë që të dyja në një nivel të ulët rekord.

Krahasuar me dhjetë vjet më parë, shkalla e vdekshmërisë së nënave dhe e foshnjave dhe fëmijëve nën pesë vjeç në Kinë ka rënë përkatësisht me 38, 58 e 54 %, u shpreh Song.

Sipas tij, Kina ka pasur arritje të dukshme në ndërtimin e mekanizmave të kujdesit shëndetësor për gratë e fëmijët, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore përkatëse dhe sigurimin e marrjes së barabartë të këtyre shërbimeve.

Në mbarë Kinën ka 3 032 institucione të shëndetit të nënës dhe fëmijës, 793 shtëpi lindjeje dhe 151 spitale për fëmijë. Numri i mjekëve obstetër-gjinekologë dhe pediatër në vend është rritur përkatësisht në 373 000 dhe 206 000.

Sot, falë përmirësimit të sistemit mjekësor, nënat dhe fëmijët në Kinë gëzojnë mundësi më të barabarta për marrjen e shërbimeve shëndetësore, theksoi Song, duke shtuar se shkalla e grave që lindin në spitale ka mbetur mbi 99 për qind në vitet e fundit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.