Thursday, November 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vendim i rishpërndarjes së mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë në seancë kuvendore

Shkup, 19 shtator – Kuvevendi sot duhet ta fillojë seancën e 126-të plenare në të cilën në rend dite, mes tjerash janë edhe Propozim vendimi për rishpërndarjen e mjeteve mes shfyrtëzuesve të Buxetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për kryerje të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, me procedurë të shkurtuar. Për vitin 13:00 është caktuar vazhdim i seanës së 120-të, në të cilën pritet që deputetët të votojnë rreth ligjeve për të cilat tashmë ka përfunduar debati.

Në renin e ditës së propozuar ja në ligjet për ratifikimin e Marrërveshjes mes Këshillit të ministrave të Bosnjë ehervccegovinës, Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Qeveri së Hungarisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës Sllovake dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim dhe koordinim të kërkim-shpëtimit në fushën e aviacionit, të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm dhe parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli Federal të Zvicrës për ndryshimin e Marrëveshjes së 14 prillit të vitit 2000 ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit Federal të Zvicrës për shmangien e tatimit të dyfishtë në aspektin e tatimit mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin.    

Dpeutetët duhet të vendosin edhe për Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëlve të Armatës së Republikës së Maqeodnisë  së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në BeH, për vendinin rreth ndryshimit dhe plotësimit të Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjrs sës interesave 2021-2025, si dhe Propozimp-vendimin për rishprëndarjen e fondeve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe mes fondeve.

Në rend dite të seancës janë Projek-tligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me  procedurë të shkurtuar, Projekt-ligji për Avokatinë, Projekt-ligji për plotësimin e Ligjit për Farërat farat dhe materialin fidanor për bimët bujqësore, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen, të gjitha në lexim të dytë, si dhe Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronë shtetërore, me procedurë të shkurtuar. Në këtë sesion ka edhe disa interpretime autentike.

Në kuadër të vazhdimit të seancës së 120-të të planifikuar për në orën 13:00, pritet që të votohen ligjet për të cilat ka përfunduar diskutimi i përgjithshëm. Ndër të tjera, në rend dite të kësaj seance janë Propozim-ligji për tatimin e solidaritetit, Projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi fitimin, të trija me procedurë të shkurtuar. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss