Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vepra të ndryshme penale, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Një 22-vjeçar me iniciale A. K., banues në Tiranë është arrestuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyre të parregullt”.

Tre të rinj, përkatësisht të moshave 19, 24 dhe 18 vjeç, të tre banues në Tiranë u arrestuan, pasi po drejtonin motorët e tyre pa leje drejtimi.

Po drejtonin mjetet në gjendje të dehur për këtë arsye u arrestua, një 49-vjeçar me iniciale M. K., dhe një 32-vjeçar, të dy banues në Tiranë.

62-vjeçari me iniciale S. B., banues në Krujë është proceduar penalisht, pasi i është gjetur një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Për të njëjtën vepër penale është proceduar dhe një 29-vjeçar me iniciale A. Sh., banues në Kuçovë.

Janë ndëshkuar edhe tre të rinj përkatësisht të moshave 20, 19 dhe 19 vjeç, pasi kanë sulmuar një të ri duke e goditur.

Në kërkim është shpallur një 49-vjeçar i cili ditën e djeshme ka goditur një person duke i marrë më pas makinën në afërsi të TEG-ut.

Policia po punon për arrestimin e një 28-vjeçari me iniciale M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës shtetasin D. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.