Monday, February 26, 2024
spot_img

Latest Posts

Vetura Cadillac e krijuar nga blloqe druri duket gati për ‘vozitje’

Puna me dru është e lehtë për t’u mësuar, por duhen disa vite për ta mjeshtëruar atë.

Megjithatë, mjafton të kesh praktikën e duhur, dhe mund të mësosh se si të krijosh objekte të jashtëzakonshme, të ndërlikuara dhe realiste sikurse ky Cadillac Eldorado Biarritz i vitit 1959 i krijuar nga zdrukthëtari i Awesome Woodcraft.

Videoja fillon me një seri të prerjeve duke përdorur një sharrë për të formuar pjesët anësore, dyert, grilën e përparme dhe seksionin e pasmë të veturës.

Pasi të përfundojnë prerjet e përafërta, zdrukthëtari përdor dalta druri për të rrumbullakosur tiparet e trupit dhe grilës.

“Pendët” ikonë të Cadillac Eldorado marrin formë, ashtu sikurse edhe tiparet e tjera si parafango dhe dyert.

Në vend se ta gdhend të tërë veturën nga një bllok i vetëm i drurit, ai përdor disa blloqe të ndryshme, duke filluar me shabllonet e drurit, dhe më pas duke prerë dhe formuar çdo panel që të përshtatet saktësisht.

Boshllëqet e paneleve në makinën prej druri bënë që Eldorado origjinal i vitit 1959 “të kompleksohet”, shkruan Motor1.

Kur i mungon një shabllon, artisti skicon detaje si forma e dritave dhe modeli i grilës. Më pas kalon në brendësi teksa pulti, sediljet dhe panelet e dyerve marrin formë. Pastaj vije tek hapësira e motorit, me motorin që merr formë përpara se të mbulohet me kofano.

Rrotat formohen duke përdorur një torno dhe një shumëllojshmëri dalta.

Çdo gome i jepet forma e rrumbullakosur, e ndjekur nga timoni dhe kapaku. Gomave u jepet një shtresë me bojë të zezë dhe janë të vetmet pjesë që nuk kanë mbetur me një përfundim prej druri natyral. Disi pavarësisht mungesës së ngjyrës, Cadillac-u nga druri përcjell një shkallë të lartë realizmi.

Karakteristika më mbresëlënëse tek kjo veturë prej druri qëndron tek amortizatorët. Ato nuk mund të dallohen kur e shikon veturën, por poshtë saj është një mrekulli prej druri me susta çeliku dhe mentesha që aktivizojnë lëvizjen e veturës.

Më në fund, Cadillac-u është montuar dhe është tejet e mahnitshme mënyra se si përshtaten të gjitha pjesët së bashku. Awesome Woodcraft ka shumë vetura tepër realiste në kanalin e tyre në YouTube, duke përfshirë një kopje të DeLorean nga Back to the Future dhe Dodge Charger-in e Dom Toretto-s nga filmi Fast 8. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss