Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Videoja e re zbulon dizajnin e telefonit të palosshëm nga Motorola – Razr 3

Nga Motorola zyrtarisht është konfirmuar se po vazhdon zhvillimi i telefonit të mençur të palosshëm Razr 3, e tani në rrjetet sociale është shfaqur një video e re që prezanton në detaje dizajnin e kësaj pajisje.

Motorola Razr 3 do të jetë “flagshipi” i parë në këtë familje, e në funksion do ta vë procesori Snapdragon 8+ Gen 1. Videoja e re – përkatësisht GIF-i, zbulon dizajnin e pajisjes – duket se ndryshon shumë në krahasim me Razr e parë nga viti 2019 dhe ai i vitit 2020 – Razr 5G.

Telefoni i ri nuk ka “mjekër” në fund dhe ngjason më shumë me modelet Flip të Samsung – pra shumë më pak me ato modele të Razr. Gjithashtu ka dy kamera që besohet të jenë shumë cilësore.

Razr 3 ka sensor për gjurmë të gishtit të integruar në butonin e integruar “power”, ndërkaq ekrani tradicional i Razr është akoma prezent.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.