Vidhet një shume parash në arkën e xhamisë na Maliq.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Podgorie, Maliq. Policia raporton se është konstatuar e hapur arka e xhamisë së fshatit, ku është marrë një sasi e vogël parash.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.