Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Gjavatë, në Koçan nga moti i keq shtëpi të vërshuara

Shkup, 25 korrik – Zjarri në fshatin Gjavatë është vënë nën kontroll, por, siç informuan sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza, situata varet nga era eventuale e fuqishme.

“Sot në mëngjes në orën 5:30 ekipe të NJTZ Gjevgjeli, shoqata vullnetare zjarrfikëse Dojran, ekipe të NJTZ Strumicë dhe Kavadar, si dhe Ndërmarrja Pyjore – Gjevgjeli, një pjesë e popullatës vendase ose rreth 55 persona janë në teren. Është tejkaluar rreziku i cili gjatë gjithë natës i kanosej fshatit Gjavatë, zjarri është përqendruar në kreshtën e kodrës në vendin e quajtur Poganë. Të gjithë veprojnë në bashkëveprim me helikopterin e Armatës, i cili deri më tani ka bërë gjashtë fluturime dhe janë hedhur gjashtë kova me ujë”, informuan sot nga QMK për MIA-n.

Nga aty kanë bërë të ditur se nga stuhia e mbrëmshme e përcjellë me breshër dhe reshje shiu, në Koçan janë vërshuar disa objekte. Njësia Territoriale e Zjarrfikëse nga Koçani prej orës 21:45 ka intervenuar në disa lokacione si lokali “Ale Dar” dhe disa rrugë ku ka pasur përmbytje të shtëpive. Drurët e rënë janë larguar nga rruga “Dimitar Vllahov”, nga Bahçet e Monopolit, nga rruga “Teodosia Panunov” dhe nga rruga “Skopska” numër 4, ku kishte një dru të rënë në dy vetura. Në rrugën “Kiro Kikenski” nr.25 ka rënë zjarr për shkak të djegies së telave të rrymës, i cili është fikur pas një kohe të shkurtër, ndërsa në rrugën “Skopska” nr.40 është ndërhyrë në djegien e një orëmatësi. Këto ndërhyrje, siç informojnë nga QKM, kanë përfunduar në orën 1:45. Ndërhyrja e fundit ka qenë në orën 02:15 në unazën afër autostradës në Viniçko, ku kishte rënë një dru i madh dhe kishte ndërprerje të qarkullimit me përjashtim të qytetit të Koçanit.

“Në intervenimin morën pjesë të gjithë 15 zjarrfikësit e NJTZ Koçan, 22 zjarrfikës nga shoqata vullnetare zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës nga NJTZ Shtip”, informoi QMK.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.