Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Viola Von Cramon kritikon Qeverinë Kurti: Disa vendime të saj s’kanë qenë të zgjuara, ka skepticizëm në Dialog

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka qëndruar të martën në Prishtinë.

Cramon ka thënë që Kosova duhet të bëjë një kompromis në dialogun me Serbinë teksa ka kritikuar për ekzekutivin për disa vendime që kjo i konsideron si jo të zgjuara.

Pas vizitës zyrtare në Beograd, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon erdhi në Prishtinë.

Eurodeputetja foli për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për nismën rajonale “Open Balkan”.

Von Cramon shprehet skeptike për Ballkanin e Hapur, për shkak se siç thotë ajo, nisma nuk gëzon mbështetjen e të gjitha shteteve.

Megjithatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë më bashkëpunuese në rast se dëshiron të integrohet më shumë në regjion.

“Është më se e vërtetë që Procesi i Berlinit deri më tani nuk ka dhënë rezultatet e pritura, prandaj duhet të jetë në fokus të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ndërsa nisma tjetër rajonale ‘Open Balkan’ që është iniciuar nga dy shtet dhe e nuk gëzon mbështetje nga të gjitha palët, jam skeptike për këtë proces. Por mund të them që disa vendime që janë marrë nga kjo Qeveri nuk kanë qenë shumë të zgjuara, duhet më shumë bashkëpunim nëse dëshironi të integroheni në regjion”, u shpreh ajo për TV1.

Von Cramon thotë, se Kosovës po i mungon vullneti në dialog.

Sipas saj shteti ynë duhet të jetë i gatshëm për një kompromis final me Serbinë.

“Duhet më shumë vullnet nga të dyja palët e përfshira në dialog. Çfarë kam dëgjuar nga partnerët në Berlin, Bruksel e Uashington, ka skepticizëm nga ana e Kosovës në këtë proces. Unë nuk e di nëse se kjo po bëhet për t’i kënaqur qytetarët e vendit, për të cilën do të ndjehesha keqardhje. Më të vërtet dua të shoh që ka vullnet për një kompromis e të përmbyllet ky proces. Nuk është mirë që të gjitha projektet të mbesin peng për shkak të dialogut”, shtoi ajo.

Mes tjerash raportuesja në Parlamentin Evropian tha se shpreson që brenda këtij viti do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.