Thursday, September 21, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Virtualiteti po e sfidon realitetin, fëmijët me probleme në zhvillim nga përdorimi i tepërt i teknologjisë!

Shkup, 5 maj – Studimet tregojnë se sa më shumë kohë që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më i dobët është shëndeti i tyre mendor. Problemi është më i theksuar për vajzat, të cilat kalojnë gjithashtu shumë më tepër kohë në mediat sociale sesa djemtë, duke shpjeguar edhe përkeqësimin më të madh të shëndetit mendor të vajzave sesa djemve. Telefonat celularë janë një teknologji që tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë, edhe për një pjesë të madhe të fëmijëve. Ndikimi mund të jetë i mirë në shumë aspekte, por ka edhe dobësi të tjera. Ekspertët apelojnë që qëndrimi apo shikimi në ekran të zëvendësohet me doracakë të ndryshëm të ilustruar me fotografi dhe me lexim të tregimeve për fëmijë. Sepse, dita ditës po shtohen problemet me fëmijët dhe kjo nuk po vjen befasisht por si pasojë e prindërimit të papërgjegjshëm, të cilët duke vrapuar pas karrierës apo punës po lënë fëmijët në harresë. Nuk përfundon gjithçka në momentin që bëheni prind, pikërisht aty fillon kujdesi që të jetë serioz dhe me përgjegjësi, sepse pasojat janë të pariparueshme si për fëmijët ngjashëm edhe për të rinjtë, shkruan Zhurmal.

Beteja mes botës reale dhe virtuale ashpërsohet, duhet ekranet të zëvendësohen me tregime për fëmijë –

Gjithnjë e më i  madh është numri i fëmijëve, të cilët përballen me pengesa në zhvillim. Në vend gjithnjë e më shumë kërkojnë ndihmë  prindërit e fëmijëve me probleme në të folur dhe zhvillimit të komunikimit, por edhe me probleme të interaksionit social, si dhe koncentrimit. Ekspertët thonë se në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë faktorë të ndryshim, si gjenetika, karakteristikat personale, por edhe mjedisi në të cilin fëmija rritet si dhe shfrytëzimi jo adekuat i teknologjisë dhe qëndrimi  i gjatë  para ekraneve që nga mosha shumë e vogël. 

“Tabletët atyre do iu ofrojë shumë ngjyra, shumë zëra. Do t’i stimulojë dhe me telefon në dorë mund të qëndrojnë me orë të tëra. Shumë shpesh ndodhë që fëmijët të mos dinë të vejnë kontakt social, gjegjësisht mos të dinë të shoqërohen.”, tha Simona Trajkovska, defektologe.

Trajkovska thotë se nuk është kundër shfrytëzimit të teknologjisë, shfrytëzimi i së cilës mund të jetë edhe i dobishëm. Megjithatë prindërit patjetër duhet të kenë nën kontroll kohën, të cilën fëmijët e kalojnë para ekraneve. 

“Po që se fëmija shikon në telefon, përmbajtja duhet të jetë në gjuhën amtare. Të gjithë jemi rritur me filma vizatimorë. Të gjithë kemi shikuar filma vizatimor, gjithsesi se ajo është e lejuar. Ajo duhet të jetë në një kohë të kufizuar dhe të jetë në gjuhën amtare ashtu që prindëri ta shpjegojë përmbajtjen e tij. Për shembull, çfarë ndodhë  në vet filmin vizatimor të ketë shkak dhe pasojë dhe jo vetëm të kalojnë disa fotografi të cilat fëmija nuk i kupton.”, tha Trajkovska.

Çdo ditë e më shumë ka fëmijë me autizëm virtual, i cili shkaktohet nga përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë –

Ndryshimet dhe zhvillimet shoqërore që kanë ndodhur kanë bërë që shkenca, teknologjia dhe informatika të arrijnë ndoshta piedestalet më të larta të shoqërisë. Në ditët e sotme është e pamundur të shohësh shoqëri dhe kultura pa teknologjitë më të fundit.

Gjithashtu, përdorimi i teknologjive të reja të informacionit nga të rinjtë, më saktë nga fëmijët, është rritur ndjeshëm. Kalimi i orëve para ekraneve dhe formave të tjera të teknologjisë ndikon shumë keq në shëndetin mendor të fëmijëve, duke i bërë ata pasivë dhe duke shkaktuar mjaft shqetësime edhe në fusha të tjera.

Që fëmijët të zhvillohen siç duhet, u duhet më shumë kohë jashtë në natyrë për të luajtur lojëra të ndryshme argëtuese. Çdo ditë e më shumë ka fëmijë me autizëm virtual, por edhe fëmijë që kanë pasoja të tjera në sjelljen e tyre dhe është shumë alarmante që përveç nesh si profesionistë, duhet të zgjohen dhe të reagojnë për marrjen e masave edhe prindërit. Nuk është vetëm një privilegj të kesh fëmijë, është një përgjegjësi e madhe. Ne duhet të sakrifikojmë rehatinë tonë për të ulur gjysmë ore ose një orë më shumë me fëmijën tonë, sepse një fëmijë që përdor telefonin është një fëmijë që nuk ka aktivitet, nuk ka përkushtim”, tha psikologia Edina Mitsi Ademi për Gradska.mk.

Fëmijët me autizëm virtual, siç shpjegon psikologia Ademi, nuk bëjnë kontakt me sy, nuk i përgjigjen thirrjes me emër dhe u mungon socializimi. Ajo thotë se ky fenomen është shqetësues dhe vjen si pasojë e neglizhencës së prindërve pa menduar për pasojat, duke i lejuar fëmijët të përdorin teknologjinë që në moshë të vogël.

“Me trajtimin në kohë dhe këmbëngulës si nga prindërit ashtu edhe nga terapistët, shihet se sa sukses ka ai fëmijë, nëse është autizëm virtual, fëmijët kanë arritur sukses të dukshëm, fillojnë të bëjnë miq, fillojnë të funksionojnë normalisht”, thotë Ademi. Ajo sqaron se truri që përdor vazhdimisht telefonin, qelizat e trurit fillojnë të shkatërrohen dhe janë të vetmet qeliza që nuk rigjenerohen, prandaj fëmija fillon të humbasë përqendrimin, bëhet më agresiv.

Rekomandohet që fëmijët në dy vitet e para të jetës të ecin më gjatë, të jenë jashtë në natyrë dhe të komunikojnë sa më shumë me të rriturit apo fëmijët më të mëdhenj që flasin dhe luajnë me ta. Kjo mbase nënkupton edhe përkujdesje normale prindërore. Sepse, gjithë kjo porblematik që po shfaqet te të fëmijët, por edhe degjenerimi te një masë e caktuar e të rinjve vjen si pasojë e prindërimit jo të përgjegjshëm. Neglizhencë e paarsyeshme, prindërit duke vrapuar pas karrierës apo punës po shkatërrojnë fëmijët dhe të rinjtë. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss