Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Viti i Ri, qytetarët ankohen për çmimet e larta

Shkup, 31 Dhjetor – Përkundër dekorimeve modeste këtë vit, dhjetëra qytetarë që nga orët e hershme të mëngjesit kishin filluar të festojnë në sheshin e Shkupit ndërrimin e motmoteve. E derisa lokalet ishin të mbushura me njerëz, shitësit ambulant nuk ishin shumë të kënaqur me shitjet këtë vit, për shkak të krizës, gastronomet nuk kishin shfaqur interes për të marrë të gjitha shtëpizat e vendosura nga ana e komunës, kështu që një pjesë e tyre qëndronin të mbyllura.

Përkundër motit të ftohtë dhe të vranët, ata që më së shumti e shijonin këtë ditë feste ishin fëmijët, të cilët pas shëtitjes me trenin për fëmijë, fotografoheshin me babadimrin dhe dëgjonin muzikë.

Një pjesë e madhe e qytetarëve bënin blerjet e fundit për darkën e fundvitit, përkundër fluksit të madh të qytetarëve në Bit Pazar, jo të gjithë arrinin të blejnë për shkak të çmimeve që këtë vit janë më të larta. Këtë e pohonin edhe shitësit.

“Nuk është si vitet tjera po përsëri mirë është, çka të bëjmë. Këtë vit më shtrenjt është edhe malli, pak më lisht është, ma problem”, tha një shitës.

“Mirë, në përgjithësi mirë. Po pak më dobët, pak më dobët”, shtoi një tjetër.

Ndryshe, në shesh gjithashtu vijonin përgatitjet e skenës për koncertin e fundvitit të organizuar nga Qyteti i Shkupit. Në këtë festë pritet të këndojnë Elena Ristevska, Naum Petreski, Bllagica Pavllovska, Ferus, Zuica Samarxhiev dhe Merak Meana.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss