Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vjedhjet e kapakëve të pusetave nuk ndalet në kryeqytet

Shkup, 6 Gusht – Vjedhjet e kapakëve të pusetave nuk ndalen në qytetin e Shkupit, pavarësisht apeleve të shumta të autoriteteve, të cilat i ekspozojnë qytetarët ndaj rrezikut të lëndimit, sidomos në orët e vona të mbrëmjes kur dukshmëria është e ulur ndjeshëm.

Vjedhja e kapakëve të pusetave dhe grilave të ulluqeve vazhdon edhe më tej, pavarësisht se për shkak të këtij fenomeni, vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj rrezikut këmbësorët, çiklistët dhe drejtuesit e makinave.

Për shkak të kësaj sjelljeje të pakujdesshme të individëve të caktuar, qytetarët shpeshherë “fitojnë” lëndime të rënda trupore, por nuk është i vogël numri i atyre që kanë pësuar dëme materiale duke dëmtuar biçikletën, skuterin elektrik apo automjetin që “u përplas” në një vrimë për shkak të saj qoftë se kapaku i ishte vjedhur.

Fatkeqësisht, ky fenomen vazhdon prej vitesh, madje edhe dekadash.

As apelet e shumta të autoriteteve nuk ndihmojnë për ta reduktuar atë, për të mos vjedhur kapakët e pusetave.

Sipas të dhënave të marra nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” në vjedhjet e fundit të evidentuara, është konstatuar se hajnat nuk kanë vjedhur vetëm kapakët por edhe strukturën metalike të brendshme, duke shkaktuar dëme materiale shtesë.

Një nga mënyrat për të parandaluar vjedhjen e mbulesave të pusetave është realizimi i projektit për vendosjen e mekanizmave për mbylljen e tyre, për blerjen e të cilit janë shpenzuar përafërsisht 4.400.000 denarë.

“Me instalimin e këtyre mekanizmave arrihet siguria më e madhe, parandalohet vjedhja e kapakut të pusetave dhe grilave të pusetave dhe në këtë mënyrë zvogëlohen dëmet dhe pasojat financiare me të cilat përballet kompania si pasojë e sjelljes së tillë të papërgjegjshme të individëve:, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”.

Me projektin e ri është planifikuar që fillimisht të mbulohen 1600 mbulesa puseta dhe grila kullimi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.