Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

VMRO-DPMNE porosi Kovaçevskit: Mos e dëgjo Zaevin, eja në zgjedhje

Shkup, 8 maj – “Mos e dëgjo Zaevin, eja në zgjedhje”, është kjo thirrja e sotme e VMRO-DPMNEsë drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski, informon Zhurnal.

VMRO përmes një kumtese të sotme, i dërgon porosi Kovaçevskit se nuk është i aftë të nxjerë vendin nga kriza dhe e thërret të shkojnë në zgjedhje.

“Edhe vet Kovaçevski është i vetëdijshëm se nuk mund ta nxjerrë shtetin nga kriza, le të mos e dëgjojë Zaevin – eja të dakordojmë datë për zgjedhje. Maqedonia gjendet në disa kriza, ajo energjetike e cila është shkaktuar nga krimi dhe paaftësia e udhëheqësve në energjetikë dhe Qeveri, ekonomike e cila është rezultat e mos planifikimit në kohë, paaftësisë dhe krimit. Që të dyja janë rezultat i LSDM-së dhe BDI-së. Ato nuk mund të jenë zgjidhje. Sepse nuk dinë dhe nuk kanë plan”, thonë nga DPMNE.

Sipas tyre, në energjetikë ka gaz të shtrenjtuar, derivate të shtrenjtuara, sepse pushteti nuk e ka pranuar propozimin e DPMNE-së për uljen e akcizave për 50%.

“Kovaçevski të mos e dëgjojë Zaevin, i cili ka interes të kalojë periudhë më të gjatë nga ikja e tij me shpresë se do të harrohet në krimet e tij, dhe të pranojë zgjedhje të parakohshme.

Nga data e marrëveshjes deri në zgjedhje, VMRO-DPMNE ofron 4 ekipe ekspertësh të cilët do të ndihmojnë që shteti të menaxhojë me pasojat nga kriza”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.