Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Volkswagen ofron pagesa për punëtorët që largohen nga fabrika e tyre në Rusi

Grupi Volkwsagen u ka ofruar kompensim punëtorëve në një fabrikë në Nizhny Novgorod të Rusisë, fabrikë në të cilën bëhet montimi i makinave të tyre, në qoftë se ata pranojnë që vullnetarisht të japin dorëheqje.

Oferta për kompensim financiar dhe sigurim shëndetësor deri në fund të vitit 2022 vlen për 200 punëtorët e fabrikës, tha një zëdhënës i kompanisë.

Në fabrikën në Nizhny Novgorod, përpos VW Taos, bëhet prodhimi dhe montimi edhe i modeleve të Skoda Octavia, Karoq dhe Kodiaq.

Nga Volkswagen gjatë muajit mars thanë se fabrikat e tyre në Kaluga dhe Nizhny Novgorod do të mbyllen për një periudhë të pacaktuar dhe se eksportimet e veturave të tyre në Rusi do të ndalen menjëherë për shkak të sanksioneve të perëndimit ndaj shtetit rus.

Përderisa fabrika në Kaluga e cila ka rreth 4,200 punëtorë është në pronësi të Volkswagen, fabrika në Nizhny Novgorod nuk është në pronësinë e tyre, por ata kanë një marrëveshje kontraktuale me pronarët GAZ Group për montimin e disa modeleve të veturave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.