Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Von der Lajen nesër në Shkup, zbardhet agjenda

Shkup, 13 Korrik – Kryetarja Von der Lajen nesër në Shkup në takim me presidentin verioromaqeonas, Stevo Pendarovski,  publikoi sot  llogarinë e vet në Tuiter Komisioni Evropian, duke e paralajmëruar vizitën e kryetares Ursula von der Lajen në Shkup, e cila nesër duhet të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend,   për një kohë të shkurtër ta korrigjojë  publikimin dhe të shkruajë se kryetarja është në takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut.

“Kryetarja Von der Lajen nesër do të jetë në Shkup në takim me presidentin verioromaqedonas Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Kryetarja  do të mbajë fjalim në Parlamentit verioromaqedonas në seancën solemne në orën 13:00”, publikoi Komisioni Evropian në postimin fillestar në Tuiter, ndërsa në fotografi  thuhej “Kryetarja Ursula von der Lajen në Parlamentin e Maqedonisë”.

Shkurt pas publikimit postimi u fshi dhe u publikua një i ri, në të cilin nuk është përmbajtur mbiemri “verioromaqedonas”.

“Kryetarja Von der Lajen nesër do të jetë në Shkup në takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.  Kryetarja do të mbajë fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në seancën solemne në orën 13:00”,  publikoi Komisioni Evropian në postimin e korrigjuar

Nga Ministria e Punëve të Jashtme theksojnë se edhe si gjithmonë kanë reaguar menjëherë sapo kanë vënë re se është përdorur një mbiemër i papërshtatshëm.

“Kemi marrë siguri se është bërë një gabim i paqëllimshëm, pas së cilës postimi është fshirë menjëherë”, thonë nga MPJ-ja.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.