Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Votat e ASH-së vendimtare për fitoren në mes dy blloqeve në kampin shqiptarë!

Shkup, 8 shkurt – Meqë zgjedhjet po afrohen edhe anketat shtohen, pasi janë matje paraprake që i shërbejnë edhe partive politike për ta parë veten se ku dhe si gjinden në opinion, por edhe për opinion për ta parë se cila parti gëzon mbështetjen më të madhe në publik. Në emisionin “Objektiv” në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, gjatë transmetimit është publikuar një sondazh për zgjedhjet e ardhshme se cila parti do të fitojë zgjedhjet. Sipas kësaj ankete kemi në afërsi të madhe midis BDI dhe Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), por në këtë sondazh janë evidente dhe që bëjnë dallimin votat e Aleancës për Shqiptarët (ASH). Prandaj, ngado që anon ASH andej do të jetë fitorja, shkruan Zhurnal.

Votat e ASH-së përcaktojnë fitoren në kampin shqiptarë – 

Anketat shpesh herë janë mënyra përmes të cilave partitë politike shtrijnë ndikimin e tyre aty ku qëndrojnë më dobët, e kjo nuk ka se si të kuptohet ndryshe pos nga sondazhet dhe anketat që realizohen nga agjenci të specializuara për këtë punë. Por, kohëve të fundit një praktikë e tillë është shpeshtuar edhe në emisione televizive, gjegjësisht ato debative. 

Në emisionin “Objektiv” në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, që u transmetua mbrëmë është publikuar një sondazh për zgjedhjet e ardhshme se cila parti do të fitojë zgjedhjet. Sipas kësaj ankete kemi në afërsi të madhe midis BDI dhe Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), por në këtë sondazh janë evidente dhe që bëjnë dallimin votat e Aleancës për Shqiptarët (ASH). 

Sipas sondazhit, në njësinë zgjedhore 2 – 

VMRO-DPMNE do të fitonte 19,4%,

LSDM 10%,

BDI 6,5,

LEN 5,5,

ZNAM  4,5

E Majta 3,8

Aleanca për Shqiptarët 2%,

Ndërkaq, në njësinë zgjedhore 6

VMRO-DPMNE 8,1%,

BDI 17,9%,

LEN 16%,

ASH 7%,

LSDM 4,4%,

E majta 0,7%,

ZNAM 0,6%,

Analisti politik dhe njohësi i sondazheve, Petar Arsovski theksoi në emisionin Objektiv se zhvillimet e fundit brenda spektrit politik shqiptar po e rrezikojnë BDI-në që 20 vite është në pushtet. E kjo gjë shihet dhe komentohet edhe në terren sepse bashkimi i opozitës shqiptare paraqet kërcënim për fitoren e BDI-së. 

Jo, për gjë tjetër por pasi gjatë kohë shqiptarët me shpirt opozitar kanë ëndërruar një bashkim të këtij formati që është aktualisht. Dhe, nuk do mend që meritat kryesore i bartin liderët e partive por dora e shtrirë për ndihmë ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e që pastaj edhe përmes këshilltarit të tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qokut, ky i fundit ka konfirmuar që do të jetë pjesë e listës për deputet nga radhët e LEN. 

Populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare në emërimin e përbashkët Lidhja Evropiane për Ndryshim do të ndikojë që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Javën që lamë pas, pas vonesës së panevojshme kryetari i ASH-së, Arben Taravari, doli publikisht dhe tha që ai si kryetar partie propozon tek anëtarët e Kuvendit të partisë që ta përkrahin që kjo parti të pozicionohet në boshtin opozitar për ta sfiduar partinë që ka qeverisur 20 vite me vendin. 

Por, pas kësaj Taravari është përballur me një sërë problemesh nga ish kryetari i partisë, Ziadin Sela, i cili tha se është i tradhtuar nga Taravari, dhe i njëjti kërkonte edhe shkarkimin e tij duke aluduar në keqpërdorim të statutit të partisë. Por, kjo në fakt u pa qartësisht dhe u lexua nga publiku si tentim i Selës për ta penguar bashkimin e opozitës shqiptare. 

Nga ana tjetër, Taravari ka shkruar që është i mahnitur nga mesazhet me mijra që ka marr pas shprehjes së qëndrimit të tij personal që ASH duhet të shkojë me opozitën. Kjo në fakt është edhe përgjigja më reale e asaj që presin qytetarët. Bashkimi i ASH-së me LEN mundëson një fitore bindëse në kampin politik shqiptarë. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss