Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Voto për trustin”, AAK-ja “proteston” me pankarta në sallën e Kuvendit

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në seancën e sotme me pankartat “Voto për Trustin”. Ato janë vendosur edhe në pjesën ku ulet kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të kësaj seance parashihet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Rendi i ditës

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Pyetjet parlamentare,

3.Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9.Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10.Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.