Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Votohet rendi i ditës i seancës së 71-të të Kuvendit, vazhdim nesër në mesditë

Shkup, 11 maj – Me 61 vota “për”, 39 “kundër” dhe pa asnjë “abstenim” Kuvendi sonte e votoi rendin e ditës të seancës së 71-të, procedurë që filloi prej dje prej kur edhe filloi bllokada aktive e deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare.

Votimi për rendin e ditës u zhvillua në atmosferë tensionuese, ndërsa procedurën e kontestuan deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët në vijim të shpalljes për votim u mblodhën rreth kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi duke treguar transparente.

Rendi i ditës, siç tha Xhaferi, është miratuar me ndryshime dhe plotësime.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, reagoi në mënyrën në të cilën Xhaferi e udhëheq seancën dhe për procedurat dhe akuzoi se është votuar për rend dite pa u lexuar dhe u ndarë i njëjtë.

Pasi Xhaferi e filloi seancën dhe nuk u hapën debate për pikat e para të rendit të ditës për shkak të mungesës së përfaqësuesve të propozuesve, në propozim të Xhaferit u votua që të punohet sipas pikës 13 – Propozim ligj për ndryshim të Ligjit për shoqatat financiare. Pas reagimeve dhe kërkesave që të dorëzohet rendi i ndryshuar i ditës, seanca është ndërprerë, ndërsa vazhdimin e saj Xhaferi e paralajmëroi për nesër në mesditë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.