Personi i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinxo Abe i ka thënë policisë se është përpjekur të bëjë bombë, publikuan mediat japoneze duke iu referuar burimeve hetuese.
tecuj Jamagami (41), i cili e ka qëlluar Aben me një pistoletë artizanale nga afërsia gjatë një fjalimi në vendin për fushatën parazgjedhore i ka thënë policisë se ka bërë edhe armë të tjera.
Policia e ka bastisur shtëpinë e tij në qytetin perëndimor Nara, duke sekuestruar pistoleta të ngjashme me atë të gjetur në vendin e ngjarjes pasi që Abe është qëlluar të premten.
I pandehuri pas vrasjes ka deklaruar se ka qenë i zemëruar me “një organizate të caktuar” dhe besonte se Abe ishte pjesë e saj. Sipas tij nëna e tij ka dhuruar shuma të mëdha në organizatën fetare, e cila e ka shkatërruar.