Friday, March 29, 2024
spot_img

Latest Posts

Vrasja e 16 vjeçarit në Tetovë, vajza 17 vjeçare e ka pranuar veprën

Tetovë, 23 Dhjetor – SPB Tetovë nëpërmjet zëdhënësit Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17 vjeçarja e dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit ka pranuar veprën penale dhe e njejta është dërguar për të vuajtur masën e paraburgimit.

“Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i vdekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës, gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë është thirrur një e mitur e moshës 17-vjeçare, e cila gjatë bisedës zyrtare pranoi se është kryerëse e kësaj vepre penale”, tha Rexhepi duke shtuar se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit për 17-vjeçaren.

Më herët, Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.

Përndryshe, kjo ngjarje e kobshme në Tetovë ka ndodhur më 21 dhjetor, në rrugën e Banjës së Tetovës, në periferi të qytetit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss