Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vuçiq në hall, nuk siguron lëvizjen e avionit për aterimin e Lavrovit në Beograd

Shkup/Beograd, 5 Qershor – Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili do ta vizitojë të hënën Beogradin, shkruan Danas.

Në të njëjtën kohë, nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është njoftuar se të hënën në orën 10, Vuçiqi do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse duhet të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi se situata rreth mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se Vuçiqi po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, që përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, tha Brnabiq.

Vuçiqi dy ditë më parë tha se vizita e ministrit rus, Sergej Lavrov tashmë është planifikuar dhe se rezultati i vizitës është i pasigurt derisa të realizohet.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikuar? Gjithçka është planifikuar”, ka thënë ai.

Ai shtoi se nuk përjashtohet që vizita Lavrovit në Beograd, mund të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.