Thursday, March 28, 2024
spot_img

Latest Posts

Vuçiq: Nësë Turqia furnizon Kosovën me “Bayraktar”, kjo do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se furnizimi i Kosovës me me dron luftarak “Bajraktar” do të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me Turqinë.“Kur turqit thonë se do t’ia japin Bayraktarin Prishtinës, nuk është as e lehtë dhe as lajm i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan”, nënvizoi Vuçiq në një deklaratë për TV Pink.

Vuçiq nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, tha se për këtë arsye “Serbia duhet të ketë një mbrojtje kundërajrore të përgatitur mirë, një njësi luftarake për t’iu përgjigjur ndaj të gjitha sfidave t’iu përgjigjur të gjitha sfidave”.

“Përveç kësaj nuk kanë të drejtë të armatosin dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”, nënvizoi ai.

Vuçiq theksoi se sistemi mbrojtës serb është 10 deri në 15 herë më i fortë se 10 vjet më parë.“Në atë kohë kishim një MiG-29 që nuk mund të ngrihej dhe sot kemi 14 MiG-29 të modernizuar”, theksoi Vuçiq.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss