Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vuçiqi telefonon Borellin, e njofton për bisedën me Kovaçevskin dhe Ramën, nesër meret vendimi final

Shkup, 21 qershor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes telefonit ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrel, me ç’rast e informoi për bisedën e tij të sotme me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama në Samitin radhës BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Në prag të Samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Vuçiq e informoi përfaqësuesin e lartë Borrel se në mëngjes ka biseduar me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski dhe se është arritur marrëveshje për konsultimet me qeveritë dhe këshilltarët, nesër në mesditë ta kumtojmë vendimin e përbashkët për pjesëmarrje eventuale të këtij tubimi”, theksohet në kumtesën e Pres-shërbimit të presidentit serb.

Sipas kumtesës, Borreli shprehu kënaqësi nga avancimi i arritur në dialogun Prishtinë-Beograd në takimin e kryenegociatorëve dhe përfaqësuesit special të BE-së, Mirosllav Lajçak, të cilët së bashku e miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes energjetike.

Paraprakisht, Vuçiq deklaroi se Serbia gjatë qershorit nuk do të hapë asnjë kapitull në negociatat me BE-në. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në Samitin e BE-së presin vendim për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në

Paraprakisht Vuçiq informoi se sot përmes lidhjes video-konferenciale ka folur me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama për Samitin e ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel, duke cekur se vendimin për atë nëse që të tretë do të marrin pjesë në takim, do ta kumtojnë nesër.

Vuçiq shtoi se me Ramën dhe Kovaçevskin kanë këmbyer mendime për hapat e ardhshëm të nismës së përbashkët Ballkani i Hapur, para së gjithash për panairin e verës i cili do t’i tubojë prodhuesit më të mirë të verërave nga rajoni, si dhe për takimin e ardhshëm në të cilin duhet të bisedohet “për çështjet e shumta në interes të qytetarëve nga të tre vendet”.

“Së bashku luftojmë për perspektivë të qartë të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim akoma më të fuqishëm dhe ndërlidhje më të mirë”, theksoi Vuçiq në kumtimin në Instagram.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor, në të cilin pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve të BE-së dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të mbahet të enjten në Bruksel, para mbledhjes së qershorit të Këshillit të Evropës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.