Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Xhacka: Momenti për të kompensuar kohën e humbur

Tiranë, 16 Korrik – Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhacka, ka uruar Maqedoninë e Veriut për miratimin e propozimit francez, duke shtuar se kështu ka zhbllokuar perspektivën e Shqipërisë në BE.

Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE”, ka shkruar Xhacka në Facebook.

Sipas saj, tani është momenti që të kompenzohet koha e humbur.

Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar tre vjet! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”, ka shkruar Xhacka në Facebook.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.