Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Xhaçka për zhvillimet në veri: Nevojitet dialog tash më shumë se kurrë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur shqetësimin e saj pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.

“Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, serbët e Kosovës kanë vendosur të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Bojkotit iu janë bashkëngjitur edhe policët serbë në kuadër të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar pajisjet dhe dorëheqjet e tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.