Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Xhaferi priti në takim zëvendëskryeministrin dhe MPJ kazak, Tileuberdi

Shkup, 1 Nëntor – Takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Kazakistanit, Muhtar Tileuberdi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e filloi me bindjen se vizita do të paraqesë një mundësi të shkëlqyer për këmbimin e mendimeve dhe përvojave për më shumë çështje me interes të ndërsjellë.

Me këtë rast, ai shprehu kënaqësi që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit karakterizohen me miqësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe interes të përbashkët për zgjerim dhe thellim të këtyre marrëdhënieve. Pozitat e të dyja vendeve në lidhje me çështjet kryesore të agjendës ndërkombëtare janë shumë të afërta. Maqedonia e Veriut i mbështet nismat e Kazakistanit në organizatat ndërkombëtare ndërsa bashkëpunimi në planin multilateral është posaçërisht i theksuar në suazat e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së, konfirmoi Kryetari Xhaferi.

Në vështrimin e shkurtër për rrugën e deritanishme të vendit kah BE dhe NATO, për sfidat me të cilat u ballafaquam dhe akoma ballafaqohemi në atë rrugë, Kryetari Xhaferi shprehu shpresë se gjithë kjo do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundur dhe se më në fund do ti përmbyllim të gjitha çështjet e hapura të cilat një periudhë më të gjatë e vështirësojnë integrimin tonë të plotë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kazakistanit, Muhtar Tileuberdi, shprehu kënaqësi nga pritja në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe potencoi se është i nderuar nga realizimi i suksesshëm i këtij takimi. Ai theksoi se Kazakistani është qendër e madhe tregtare e BE-së dhe në atë aspekt, edhe mbështetës i eurointegrimeve të vendit tonë. E potencoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm të dy vendeve dhe shprehu gatishmëri që edhe më tej të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha fushat, sidomos në fushën e ekonomisë, kulturës etj.

Në vazhdim të takimit, Tileuberdi ia uroi Kryetarit Xhaferi ndërmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryesimit me OSBE-në vitin e ardhshëm dhe shprehu pritje për një bashkëpunim më intensiv të dy vendeve, me shpresë se në të ardhme do të thellohet edhe bashkëpunimi parlamentar, sidomos në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.