Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Xhensen: Rusia nuk është e vetme që dëshiron më shumë fuqi në Ballkan

Shkup, 11 Shtator – Rusia dhe Kina janë ndër aktorët kryesorë por egzistojnë edhe Qeveri të tjera rajonale të cilat po përpiqen të vendosin më shumë ndikim në Ballkan, thotë Xhej Xhonson, drejtor i komunikimit në Komandën e bashkuar operative të NATO-së. Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e lirë ai thekson se e vetmja mënyrë që tu përgjigjet lajmeve të rreme është ndërtimi i rezistencës ndaj dezinformimit dhe forcimi i besimit në qeveritë kombëtare.

Mendoj se po përballemi me sfida në fusha të shumta, ekonomike, ushtarake, informative, kur flisni për luftën “informative” është vetëm një komponent i një spektri konfliktesh dhe kontestesh në të cilat realisht jemi. NATO si aleancë nuk është në luftë, nuk kemi konflikt me askënd për momentin, por sigurisht që ka përballje, deklaroi Xhej Xhensen, drejtor i Komunikimit në Komandën e Bashkuar operative.

I pyetur për rolin e Maqedonisë së Veriut në gjithë këto sfida, Xhensen tha se si shtet anëtar relativisht i vogël dhe më i ri në Aleancë po jep shembuj të mirë në këtë drejtim.

Maqedonia  eVeriut tregon  mjaft lidership në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve ushtarake edhe në mjedisin informativ.Dhe si sinjal për këtë është mbajtja e NATO konferencës në Shkup e cila është ngjarja e parë më e madhe me NATO-në  të cilën Maqerdonia e Veriut e udhëheq si anëtarja më e re, deklaroi Xhej Xhensen, drejtor i Komunikimit në Komandën e Bashkuar operative.

Xhejson gjithashtu deklaron se në luftë të dezinformimit i rëndësishëm është edukimi, aftësia dhe dëshira për të kërkuar mendime të tjera, për të ditur se cilat burime mund të besohen dhe cilat nuk janë ose janë të dyshuara. Ndërsa sipas tij NATO po mundohet që të rrisë dhe ruaj besimin e qytetarëve të vet. Pra, kur ata janë të hutuar ose përballen me lajme të rreme ose një mënyrë joautentike të komunikimit me ta, qytetarët me besim të plotë mund t’i drejtohen NATO-s, qeverive të tyre për të marrur informacion të saktë dhe konfidencial.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.