Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zaev: Bashkëpunimi rajonal është çelësi për ekonomi më të fuqishme

Shkup, 11 maj – Duhet të bashkëpunojmë, për të pasur sukses. Çelësi është në partneritetet, në aleancat. Në kushte të rreziqeve nga trazirat globale, duhet të bashkohemi dhe të krijojmë platforma, bashkëpunimi dhe partneritete të cilat emetojnë paqe, stabilitet, parashikueshmëri rajonale dhe prandaj bashkëpunimin rajonal e vendos në vendin e parë.

Këtë e theksoi sot ish-kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Sarajevë forumi i biznesit në panelin e parë dedikuar mundësive për rimëkëmbje ekonomike në periudhën pas kovidit në kontekst të përballjes me sfidat e mëdha të cilat i solli pandemia me kovid, të përmbushur me krizën e shkaktuat nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës.

“Mungesa e aftësivem nga fuqia e punës, nga kapacitetet prodhuese, madje edhe nga ushqimi, në cilindo nga vendet tona, duke u mbështetur tek fqinjët tanë, pra bashkëpunimi rajonal. Prandaj e mbështes fuqishëm procesin e krijimit të një tregu të vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe pres që të rritet numri i vendeve që do të marrin pjesë në heqjen e pengesave për qarkullimin e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe mallrave në rajonin tonë”, theksoi Zaev.

Sipas tij, rajoni ka potenciale të mëdha afariste veçanërisht në pjesën e energjisë së gjelbër.

“Është koha që rajonin ta ‘paketojmë’ edhe si potencial investues. Për t’i sjell lojtarët e mëdhenj duhet edhe ne të luajmë rol më të madh. Ballkani Perëndimor ka potenciale të mëdha për krijimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, kemi shumë diell, erë dhe ujë. Kjo nënkupton investime në projekte të mëdha strategjike dhe infrastrukturore, ndërsa sot këtë mund ta bëjnë edhe investitorët e mëdhenj dhe global. Shtetet tona mund të jenë konkurruese për projekte të tilla vetëm nëse bashkohemi dhe nëse marrim pjesë si rajon. Në këtë mënyrë mungesat do të zhduken, përfitimet do të rriten”, theksoi Zaev.

Si shembull tipik si duhet të luhet në mënyrë rajonale kur është në pyetje politika energjetike globale, ai e theksoi projektin për terminalin e gasit Aleksandrupoli në Greqi, i cili do të mundësojë pavarësi afatgjate energjetike dhe furnizim stabil dhe të përhershëm me gazi të lëngshëm në një kohë jashtëzakonisht të krizës.

Sipas tij duhet të forcohet ndihma edhe për kompanitë, përmes kredive pa interes dhe me interes të ulët dhe grante për zhvillim, vazhdimisht dhe në mënyrë të përforcuar të krijohen mundësi që kompanitë t’i gjejnë mundësitë personale. Këto masa, së bashku me angazhimin e fuqishëm të institucioneve për realizim në kohë dhe të plotë të investimeve kapitale, sipas tij, çojnë deri në ekonomi të gjalla, aktive, elastike dhe të qëndrueshme.

“Jam i bindur se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të jenë më të fuqishme dhe më dinamike nëse bashkëpunojnë, nëse ruhen dhe nëse synojnë sa më shpejtë të rriten në një ekonomi të vetme të hapur. Kjo është garanci për konkurrencë lidhur me tërë botën, garanci për investime, për vende të punës, për fuqinë konsumatore dhe më në fund, garanci për jetë më të mirë për qytetarët tanë”, porositi ish-kryeministri Zoran Zaev.

Në forumin dyditor në Sarajevë, midis mysafirëve folës janë edhe kryesuesi aktual me kryesimin e BeH-së, Shefik Xhaferoviq, presidenti i Sllovencië Borut Pahor, ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq dhe ministri i Tregtisë i Turqisë, Mehmet Mush

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.