Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zaniolo i kërkon Romës ta lë të lirë të largohet

Nicolo Zaniolo thuhet se i ka kërkuar agjentëve të tij që t’i sigurojnë një largim nga Roma mes interesimit nga klube si Arsenali dhe Tottenhami.

Sulmuesi 23-vjeçar italian nuk ka pasur një sezon të lehtë në kryeqytetin italian. Situata e tij e kontratës është tunduar prej muajsh me shumë pak progres dhe paraqitjet e tij në fushë kanë lënë pak për të dëshiruar, duke çuar në zhgënjim dhe zemërim nga tifozët.

Trajneri Jose Mourinho u përpoq të mbronte publikisht lojtarin e tij, duke kërkuar nga tifozët të mos fajësojnë individët, por duket qartë se gjërat janë të tensionuara në Romë.

Siç raportohet nga “Calciomercato.com”, sjellja jo e mirë pas fitores 1-0 ndaj Genoas ishte moemnti kur situata u përshkallëzua për Zaniolon, i cili menjëherë shprehu zemërimin dhe zhgënjimin e tij te familja dhe rrethi i tij. Ai ka munguar në fitoren e ligës ndaj Fiorentinës , zyrtarisht për shkak të sëmundjes dhe ka vendosur se është koha që ai të largohet nga Roma.

“Giallorossët” janë të hapur për të shitur 23-vjeçarin, duke vendosur një çmim prej rreth 35-40 milionë euro. Klubi madje do të pranonte një marrëveshje huazimi me një detyrim të blerjes.

Shumë klube të Premierligës janë të etur për të marrë Zaniolon, duke përfshirë Tottenhamin e Antonio Contes dhe Arsenalin e Mikel Artetas. Të interesuar janë edhe Ëest Ham, Leeds United dhe Neëcastle United, edhe pse ende nuk ka mbërritur oferta konkrete.

Nëse Roma arrin të shesë Zaniolon këtë muaj, ata do të kërkojnë të marrin mesfushorin e Sassuolo -s, Davide Frattesi dhe ndoshta një mbrojtës të ri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss