Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Papajoanu: RMV dhe Shqipëria menjëherë duhet të fillojnë negociatat me BE-në

Athinë, 1 qershor – Mbështetjen greke për perspektivën e BE-së si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, edhe njëherë e shprehi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Papajoanu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë, ndërkaq duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina theksoi se Shkupi dhe Tirana duhet menjëherë t’i fillojnë negociatat.

“Ne bëjmë përpjekje dhe ua potencojmë atë edhe partnerëve tanë evropianë edhe vendeve nga rajoni dhe pozicioni ynë është se këto negociata për integrim duhet të fillojnë menjëherë dhe se nuk ekziston hapësirë për vonesë shtesë. Megjithatë, nevojitet të ekzistojë vendim unanim nga BE-ja për fillim. Por, pozicioni ynë, ishte dhe do të jetë i qartë dhe atë ua thamë të gjithë bashkëbiseduesve tanë”, tha Papajoanu, në pyetjen e MIA-s lidhur me atë nëse pas vizitës së Dendiasit në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri ekziston optimizëm për fillim urgjent të negociatave me BE-në.

Duke folur për turneun e shefit të diplomacisë greke në Ballkanin perëndimor, Papajoanu sqaroi se një nga porositë që i bëri Dendias është se “nuk duhet të humbet momentumi”, ndërsa vendet e rajonit si perspektivë bazë ta mbajnë kursin evropian, sepse Greqia konsideron se kjo është në dobi edhe të rajonit edhe të BE-së, në mënyrë që ta mbështesë zgjerimin e stabilitetit.

Shtoi se “pavarësisht nga kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në BE, nuk mund të ketë ngecje të perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor” dhe theksoi se edhe Greqia edhe Evropa duhet të vazhdojnë ta mbështesin këtë perspektivë.

Porosi tjetër e rëndësishme, siç tha zëdhënësi i MPJ-së greke është se ata janë kundër çfarëdo ndryshimi të kufijve në rajon dhe më gjerë.

“Çfarëdo lloj ndryshimi i kufijve do të kishte pasoja katastrofale edhe për rajonin por edhe më gjerë”, theksoi Papajoanu.

Dendias javën e kaluar i vizitoi Shkupin dhe Tiranën, dje ishte në Sarajevë, ndërkaq turneun ballkanik do ta vazhdojë të martën dhe të mërkurën me vizitë në Podgoricë dhe Prishtinë, ndërkaq që është planifikuar edhe udhëtimin drejt Beogradit.

Të premten e ardhshme, më 10 qershor, siç kumtoi tashmë MIA, në Selanik do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm nga Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore, si dhe Samiti i nivelit të lartë me çka do të shënohet fundi i kryesimit grek./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.