Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Zëvendëskryeministrja Gërkovska në mëngjesin e lutjes në Uashington

Shkup – 1 shkurt – Zëvendëskryeministrja e ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska e cila është për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot do të marrë pjesë në mëngjesin tradicional të lutjes në Uashington. 

Në kuadër të vizitës në SHBA, zëvendëskryeministrja Gërkovska do të realizojë takime edhe me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, si dhe me Brus Shvarc, zëvendës ndihmësin e Prokurorisë Publike të SHBA-së. Janë paraparë takime edhe me përfaqësues të lartë të Programit ndërkombëtarë për lidership  të Departamentit të Shtetit dhe të Byrosë së USAID-it për demokraci, të drejtat e njeriut dhe menaxhim.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska në Uashington do të marrë pjesë në një forum sigurie kushtuar ndikimit të dëmshëm kinez dhe rus në Ballkan, ndërsa në ngjarje të veçantë të Universitetit të Xhon Hopkins, me analistit Edvard Xhozef do të diskutojnë në temën “Pse është aq e vështirë lufta kundër korrupsionit në vendin tim”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss