Thursday, July 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zgjerohet shërbimi i mjekëve te familjes dhe i institucioneve shendetësore

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) deklaroi të martën se vjet Kina ka arritur mbulimin e plotë me objekte mjekësore e shëndetësore në nivel konteje, qyteze e fshati.

Deri në fund të vitit 2021 u krijuan më shumë se 23 000 institucione mjekësore dhe shëndetësore në nivel konteje, 35 000 qendra shëndetësore në qyteza dhe 599 000 klinika në nivel fshati, duke u mundësuar banorëve të marrin shërbime mjekësore brenda 15 minutave.

Tani, më shumë se 90 për qind e banorëve të konteve marrin trajtim mjekësor brenda konteve të tyre.
Komisioni do të vazhdojë të orientojë institucionet mjekësore dhe shëndetësore rurale të përmirësojnë kapacitetet e tyre të shërbimit. Që nga viti 2022, banorët e fshatit kanë pasur 12 lloje shërbimesh bazë të shëndetit publik, duke përfshirë vaksinimin dhe trajtimin e diabetit, në institucionet mjekësore dhe shëndetësore në nivel lagjesh ku jetojnë.

Sëmundja është shkaku kryesor i varfërisë. Sipas të dhënave zyrtare ndër vite, për rreth 40 për qind të të tëra familjeve të varfra, shkaku i skamjes kanë qenë pikërisht sëmundja, theksoi në konferencën për shtypin zëvendësdrejtori i Qendrës së Studimit të Popullsisë dhe Zhvillimit të Kinës Zhang Xuying.

Kina ka përmirësuar gjithashtu shërbimet e mjekut të familjes. Deri në fund të vitit 2021, kishte mbi 1.4 milionë mjekë të familjes në mbarë vendin në 431 000 grupe që ofronin shërbime për banorët, u shpreh Zhu Hongming.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.