Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zjarr në poligonin ushtarak Krivollak

Negotinë, 25 korrik – Zjarr në përmasa më të gjera ka përfshirë poligonin ushtarak Krivollak.

Për zjarrin janë informuar autoritetet e ARM-së dhe është kërkuar intervenim me helikopter për shkak të terrenit të paarritshëm, kanë informuar sot pasdite nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Nga QRMK – Veles kanë informuar qendrën e QMK- Shkup se sipas informacionit të marrë nga Njësia e kujdestarisë në NJTKZ- Negotinë, në territorin e komunës së Negotinës është lajmëruar për paraqitje të zjarrit në poligonin në Krivollak.

“Është vënë kontakt me poligonin ushtarak Krivollak dhe na kanë njoftuar se është paraqitur zjarr në poligonin e vjetër dhe në terren të paarritshëm. Koha e saktë e paraqitjes sa zjarrit nuk dihet, konsiderohet se me siguri kjo lidhet me orët e natës. Gjatë mëngjesit janë njoftuar nga Ekipet e kujdestarisë në poligon”, shpjegojnë nga QMK.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.