Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Kili, 10 viktima

Banorëve u digjen shtëpitë, digjen 7 mijë hektarë tokë

Situata e zjarreve në Kili ka dalë jashtë kontrollit. Flakët kanë shkatërruar shtëpitë në rajonin qendror Valparaiso gjatë natës, duke djegur 7000 hektarë tokë.

Sipas të dhënave zyrtare rreth 1000 shtëpi janë djegur ndërsa të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga zjarret në pyje. Zjarrfikësit të cilët tashmë prej ditësh po luftojnë me zjarret janë përpjekur që flakët të mos prekin më banesa të tjera.

Në të gjithë vendin ka pasur të paktën 158 zjarre që nga mbrëmja e së premtes të cilat janë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss