Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zjarret nën kontroll – kompetentët në kujdestari 24 orë

Shkup, 23 Korrik – Zjarret që shpërthyen në dy ditët e fundit janë vënë nën kontroll – ka konkluduar mbrëmë Komiteti Drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për Menaxhim me Kriza në seancën ku është shqyrtuar gatishmëria për përballje me zjarret.

“Zjarret që ishin aktive në Komunën e Berovës, si dhe zjarret tjera në vend, janë vënë nën kontroll. MPB-ja bashkë me QMK-në, ARM-në dhe DMSH-në janë vazhdimisht në kujdestari dhe mbikqyrje të zjarreve” – ka shkruar në Facebook Ministri I Brendshëm Olover Spasovski, që kishte kryesuar seancën e Komitetit.

Zjarri në territorin e Komunës së Berovës, ishte aktiv deri dje në orët e mbrëmjes, por është parandaluar përhapja e tij. Vazhdon shuarja e këtij zjarri ku njoftohet se zjarrfikësit bashkë me qytetarët e Berovës do të mbeten në terren deri në lokalizimin e plotë. Sipas vlerësimeve të autoriteteve të Komunës së Berovës, zjarri deri tani, ka përfshirë pyje me sipërfaqe prej rreth 50 hektarë.

Në betejën kundër zjarreve mbështetja vjen edhe nga ajri nga helikopteri I policisë kurse AIR TRAKTORI aktivizohet sipas nevojës.

Ndërkohë, Deputetja e PLD-së, Monika Zajkova, u ka bërë thirrje deputetëve që të bashkohen dhe të ndihmojnë në uljen e zjarreve. Ajo propozon që të gjithë deputetët të nënshkruajnë Apelin drejtuar qytetarëve për kujdes më të madh gjatë lëvizjeve në hapësira të hapura dhe pyje dhe thirrja të publikohet nëpër rrjetet sociale, sic thotë, që të ngrihet vetëdija tek qytetarët.

Vitin e kaluar, nga fillimi I Gushtit, territori I vendit u përfshi nga 106 vatra zjarri. Në terren së bashku me ekipet nga vendi, intervenuan edhe ekipe nga Austria, Sllovenia, Bullgaria, Rumania, Mali I Zi dhe Franca.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.