Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zjarri në parkun Kombëtar Josemite është jashtë kontrollit

Zjarr i madh në afërsi të parkut ndërkombëtarë Josemite në shtetin amerikan të Kalifornisë, i cili shpërtheu të premten, është jashtë kontrollit.

Rreth 2,000 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin, i cili është një prej zjarreve më të mëdha këtë vit në Kaliforni.

Në shuarjen, i cili vështirësohet nga tereni i pjerrët, temperaturat e larta dhe lagështia e ulët, janë përfshirë edhe aeroplan si dhe ekskavator.

Zjarri ka shkatërrua 56 kilometra katrorë pyll, të paktën 10 objekte banimi dhe industriale, si dhe pesë të tjera janë dëmtuar.

Ende vazhdojnë hetimet për zjarrin e shkaktuar.

Rreth 6,000 banorë të asaj zone u urdhëruan të evakuoheshin, por, disa nga banorët kanë refuzuar një urdhër të tillë. Guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qarkun Mariposa.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.