Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zonja e Parë: Qëndrueshmëria është superfuqia e grave të Ukrainës

“Sekreti i superfuqisë së grave ukrainase qëndron në qëndrueshmërinë e tyre”. Kështu ka thënë Olena Zelenska, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky.

Duke folur përmes përmes videos në konferencën e Këshillit Evropian për Gratë në Konflikte, zonja e parë ukrainase thotë: “Sigurisht që lufta jonë ka fytyrën e një gruaje sepse ka dy milionë më shumë gra se burra në Ukrainë. Por jam absolutisht e sigurt se gratë ukrainase nuk mund të quhen viktima, ne të gjithë kemi historitë tona të rezistencës.

“Shumica e mjekëve dhe infermierëve tanë janë gra, ato po luftojnë, po trajtojnë ata që janë të plagosur, kujdesen për gratë në lindje, janë mësuese, japin mësime nga strehimoret ose ndonjëherë nga jashtë.”

Shumica e punonjësve socialë dhe nëpunësve civilë janë gra dhe po vazhdojnë të punojnë, thotë ajo, ndërsa gratë vullnetare janë ende duke punuar në vijën e parë.

Gjysma e sipërmarrësve të vendit janë gra, duke mbajtur ekonominë në këmbë, thotë Zelenska. “Nënat tona ukrainase arritën të kalonin mijëra kilometra për të shpëtuar fëmijët e tyre”, rrëfen ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.